Haxhiu thotë se po ka mungesë të veprimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë për t’i trajtuar lëndët

11 dhjetor 2023 | 15:46

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije të hënën se po vërehet mungesë e veprimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë për t’i trajtuar lëndët, për të cilat thotë se kompletë qeveria ia dorëzuar mbi 200 sosh.

Në konferencën “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel institucional”, Haxhiu ka përmendur sfidat institucionale në raport me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, paketën ligjore kundër korrupsionit që ndërlidhet me Ligjin për Agjencinë për parandalim të korrupsionit, deklarimin e pasurisë dhe dhuratave, rregulloren për sinjalizimin, taskë forcën kundër korrupsionit dhe ekipet e përbashkëta të hetimit në kuadër të ligjit për PSRK-në si dhe Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili për më shumë se 9 muaj është në shqyrtim nga GJK.

“Ndonëse mbetet ende shumë për të bërë, Kosova tashmë po vlerësohet nga indekse ndërkombëtare në përpjekjen e saj për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka theksuar Haxhiu, duke shtuar se janë bërë më shumë se 32 muaj qeverisjes Kurti, dhe sipas saj qysh në fillim e kanë pasur prioritet që shkeljet që i kanë gjetur në institucione t’i adresojnë të institucionet e drejtësisë.

“Të gjitha lëndët që i kemi dërguar në prokurori dhe polici mbërrin numrin mbi 200. Pra të të gjitha ministrive dhe agjencive. Ajo çfarë kemi vërejtur është mungesa e veprimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë në raport me rastet të cilat i kemi dërguar. Nuk di nëse ka këtu prezentë prokurorë, megjithatë konsideroj se ky është një problem serioz, sepse kur një institucion e dërgon një lëndë në prokurori dhe kur prokuroria fle, nuk e trajton atëherë kemi probleme serioze në këtë drejtim”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë t’i jap kritika sistemit të drejtësisë, pavarësisht se ka pasur akuza se me deklarata si ministre po ndërhynë në drejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka zhvilluar…