Haxhiu thotë se Veseli dhe Haradinaj e kanë degraduar Kuvendin

29 maj 2018 | 11:28

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se është i papranueshëm degradimi i Kuvendit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Sipas saj, Veseli e Haradinaj e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”.

“Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit ndërsa sot jemi në fund të muajit maj. Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e nesërme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe ky është precedent i rrezikshëm. Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë! Nëse Haradinaj nuk e ka kuptuar ende se Kosova është pa Qeveri, atëherë le të kërkojë mocion votëbesimi në Kuvend. Një ditë më pak për Qeverinë e pakicës, një ditë më shumë për Republikën!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…