Haxhiu: Vitin e kaluar mbi 2 600 grave u është ofruar ndihmë juridike falas, edhe gazetarët e kanë këtë mundësi

06 qershor 2023 | 12:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas” në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas.

Ajo ka thënë se numri i personave që e kanë kërkuar këtë shërbim vitin e kaluar është rritur për 30 për qind.

“Qasja në drejtësi është shtyllë themelore e drejtësisë. Kemi marrë veprime konkrete për ofrimin e ndihmës juridike falas. Falë ndryshimeve është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas, për herë të parë edhe gazetarët kanë hy në këtë kategori”.

“Në viti 2021 është dhënë ndihëm juridike për mbi 4 900 persona në vitin 2022 kjo është rritur për 30%. Vitin e kaluar 2619 grave i është ofruar ndihmë juridike”.

“MD-ja është në proces të krijimit të akteve ligjore, ka ende shumë punë për të bërë. Shteti përherë duhet të jetë në ndihëm të qytetarëve. Të informojmë qytetarë për shërbimet që ofron agjencia, ende një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk dinë për shërbimet që ofron kjo agjenci”, ka thënë Haxhiu, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çuditërisht, “proamerikanizmi” i Kosovës nuk po matet sipas disponimit gjithë…