Hazardi mund të largohet nga Chelsea

25 nëntor 2018 | 15:59

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, raportohet se mund të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai ka shkëlqyer këtë edicion me tetë gola dhe katër asistime në 15 paraqitje. Belgu mbetet dëshirë e flaktë e Real Madridit, ndërsa mbetet pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm. Sipas “OK Diario”, Chelsea e ka pranuar se mund ta humbë Hazardin dhe reprezentuesi belg mund të kalojë te gjiganti evropian në fillim të vitit të ardhshëm.

“Los Blancos” dështuan të zëvendësojnë Cristiano Ronaldon e larguar këtë sezon dhe po përjetojnë sezon tejet të vështirë deri tash. Nga 13 ndeshje sivjet në La Ligë, Reali ka pesë humbje dhe është në pozitën e gjashtë me pesë pikë prapa liderit Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukurojsha britanike Rosie Robinson, në asnjë moment nuk heziton t’i…