Hazardi mund t’i bashkohet Arsenalit

11 janar 2023 | 13:23

Reali i Madridit po mundohet të gjejë një blerës për mesfushorin belg, Eden Hazard. Historia e tij në Madrid duket e mbyllur, edhe pse kontrata e tij me klubin madrilen zgjat deri në vitin 2024.

Zgjidhja e halleve të Realit mund të vijë nga Premier Liga. Sipas “mediafoot”, Arsenali ka shfaqur interes në orët e fundit në lidhje me 32-vjeçarin.

Sipas kësaj medie, përfaqësues të Arsenalit kanë kontaktuar me Realin për të folur në lidhje me belgun dhe një rikthim të mundshëm të tij në Londër që në janar.

Ndërkaq, mediet spanjolle kanë bërë me dije se veç Arsenalit, interes për belgun e Realit kanë shfaqur dhe Al-Nasr dhe Galatasaray.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu, ka prezantuar dy vendime të…