Hazardi pensionohet nga kombëtarja

07 dhjetor 2022 | 12:33

Kombëtarja e Belgjikës e mbylli Kupën e Botës 2022 në mënyrën më të keqe të mundshme duke u eliminuar që në fazën e grupeve, kurse ylli i kësaj kombëtare Eden Hazard ka vendosur të pensionohet.

“Një faqe mbyllet sot… Faleminderit për dashurinë dhe për përkrahjen e pashoq. Faleminderit për të gjithë kënaqësinë e ndarë që nga viti 2008. Vendosa t’i jap fund karrierës me kombëtare. Pasuesit tashmë janë aty. Do të më mungoni djelmosha”, ka shkruar Hazard. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Kombëtares së Belgjikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Investimi i Komunës së Prizrenit në mekanizëm bujqësor është faktor…