Haziri: Arritja e unitetit politik për temat e mëdha, sfida kryesore e qeverisë së re

20 tetor 2019 | 12:52

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti në vazhdimësi ka qenë gardiane e demokracisë.

Ai ka bërë me dije se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është arritja e unitetit politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.

“LDK-ja ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurt se ç’kapja e shtetit që është bërë si politike populiste në Kosovë nuk ka me u lejuar me u zëvendësuar me kapjen e re të shtetit. Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç barazimit në sekondat e fundit, Bayern Munchen mori edhe…