Haziri: Besojmë se vitin e ri shkollor do ta fillojmë me katër gjuhë

19 gusht 2018 | 19:02

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ky viti i ri shkollor mund të fillojë me katër gjuhë. 

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se janë  duke punuar bashkë më të gjithë  akterët komunal për ta realizuar këtë.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, jemi duke punuar në baza ditore me drejtorët e shkollave dhe punëtorët e arsimit. Pjesë e përgatitjes për fillimit të vitit të ri shkollor është edhe Shkolla e Arteve, disa palestra e terrene hapura sportive. Ne besojmë që më 3 shtator jemi të gatshëm të fillojmë me mësimin në katër gjuhë: shqipe, serbe, turke e rome. E ritheksoj se arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes!”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një banor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është…