Haziri, deputetëve: Kthjelluni, votojeni sot demarkacionin

23 shkurt 10:47

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që sot të votohet Projektligji për demarkacionin.

Ai ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i lenë egot dhe të mendojnë për të ardhmen e qytetarëve të vendit.

Haziri ka thënë se tani është koha për t’i lënë të shtëpia egon e nihilizmin, pasi sipas tij, sot kërkohet reflektim dhe racionalitet.

“Dita e sotme le të na kthjellon të gjithëve. LDK-ja po e ndihmon nxjerrjen e Kosovës nga izolimi, duke mos mbajtur asnjë inat politik. Duhet lënë egot dhe mendoni për njerëzit e Kosovës. Votojeni atë far ligji e ta mbyllim problemin e parë sepse Kosova po pret zgjidhjen edhe të 999 problemeve tjera. Pa nënshtrim, por të mos marrim pozita dogmate politike. Koha me e lanë egon e nihilizmin te shpija. Sot vyen reflektim dhe racionalitet. Vizat për Kosovën”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca e…