Haziri e drejtori i Arsimit nga Bursa intensifikojnë bashkëpunimin

24 tetor 2019 | 14:41

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune një delegacion të drejtorëve të shkollave në Bursa të Turqisë, në krye me drejtorin e Arsimit, Gurhan Çokgezer.

Haziri pasi ka falënderuar delegacionin turk për vizitën në Gjilan, ka thënë se është rast i mirë që pas binjakëzimit të shkollave, të kalojnë në nivel të fëmijëve e nxënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë.  “E falënderoj shumë drejtorin e Arsimit në Bursa, Gurhan Çokgezer, për një përkushtim që shkollat e Gjilanit të binjakëzohen dhe të zhvillohen. Po ashtu, edhe drejtorët e shkollave tona i falënderoj për punën, angazhimin dhe organizimin, derisa drejtori Gagica ka qenë njëri prej njerëzve kryesor që ka ndikuar në këtë bashkëpunim. Tash e tutje do të kalojmë në nivel të fëmijëve e nxënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Bursa, Gurhan Çokgezer, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe përfaqësuesit e arsimit në Gjilan për pritjen jashtëzakonshme që i kanë bërë dhe ofrimin e bashkëpunimit. “Është hera e pestë që po vijmë në Gjilan dhe së bashku jemi me tetë drejtorë të shkollave të binjakëzuar me tetë shkollat këtu. Dituria arrihet duke u shpërndarë dhe ne do t’i marrim përvojat dhe dituritë tuaja për t’i implementuar edhe në Turqi. Shpresoj në ditë më të mira për të dy shtetet’, ka deklaruar Çokgezeri.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i shoqatës Kosova-Shkup, Rexhep Gunduz.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspektoratit të Mjedisit dhe Kompania “Ekoregjioni” në Malishevë,…