Haziri: Është i mundur një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

29 gusht 2019 | 13:35

Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është duke ndodhur bashkimi ndërmjet partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është i mundur një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri, duke shtuar se për LDK-në vetëm Vosja Osmani është kandidate për kryeministre.

“Për ne është vetëm një kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani, ajo e cila do të jetë edhe kryeministre e Vetëvendosjes dhe e vendit”, ka thënë Haziri.

Ai ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve.

Haziri ka ritheksuar edhe një herë se LDK ka shumë qejf që të bëhet bashkë me Vetëvendosjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar raportin “Perceptimi…