Haziri ka dy fjalë për ata që po ftojnë LDK-në në dialog

16 dhjetor 2018 | 14:31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazi, ka kritikuar koalicionin qeverisës dhe PSD-në për miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë, duke thënë se në këtë mënyrë u përjashtua mundësia e ndërtimit të unitetit.

 Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se këto parti e ndanë politikën e Kosovës, por nuk do të mund ta ndanin Kosovën kurrë.

 Postimi i plot i Hazirit:

 Dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK-në pas miratimit të rezolutës

 E miratuat rezolutën sipas ‘kompromiseve’ mes PAN’istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit.

Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike.

Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim.

E keni ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndani Kosovën kurrë. Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju siguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti EPIK ka bërë një analizë rreth ndikimit që ka…