Haziri: Kemi rënie të rasteve me Covid në Gjilan, por keni kujdes

21 dhjetor 2020 | 14:52

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se numri i të shëruarve nga koronavirusi në këtë qytet është më i madh se i të infektuarve të rinj.

Ai ka treguar se në këtë komunë aktualisht janë 199 raste aktive, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

“Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në luftë kundër Covid-19. Vetëm duke i respektuar masat, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës mes nesh dhe pastrimin e duarve, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Haziri.

Në Gjilan në total kanë rezultuar 3 000 persona pozitivë me koronavirus, 2 710 janë shëruar, janë 199 raste aktive. 91 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 47 janë të hospitalizuar dhe 43 mostra janë në pritje të rezultatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë…