Ahmeti tregon se në çfarë orari bizneset duhet t’i dorëzojnë dokumentet për përfitimin e granteve

21 dhjetor 2020 | 14:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje bizneseve që janë fituese të granteve të shmangim tollovitë dhe të respektojmë masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ai ka kërkuar nga bizneset ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar nga Komuna e Prishtinës sipas orarit të caktuar për të pasur mundësi t’i marrin mjetet e zotuara.

Ahmeti ka thënë se në të kundërtën nuk do të pranojnë dokumentet.

Njoftimi i Ahmetit:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

-Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

-Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

-Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për Covid-19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve.

Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!

Linku: https://tinyurl.com/ybxboxcu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emër të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj,…