Haziri kërkon nga qeveria Kurti ta heq taksën

20 shkurt 2020 | 17:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haziri në llogarinë e vet të “Twitter” ka shkruar se vendimet e vështira e bëjnë një udhëheqës të suksesshëm.

Ai ka thënë se një vendim i tillë, tani mund të duket si jo i duhur, por është i domosdoshëm për të ardhmen.

“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset…