Serbia nesër konstituon Kuvendin, kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit

16 nëntor 2026 | 16:01

Nesër (e martë) në Beograd do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, në të cilën pritet të zgjidhen kryetari i ri i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Ana Bërnabiq, kryetare aktuale e Kuvendit të Serbisë, e cila ushtron detyrën e presidentes që nga dorëheqja e Aleksandar Vuçiqit, e ka thirrur seancën konstituive për nesër, në orën 10:00. Kuvendi i Serbisë ka njoftuar edhe për rendin e ditës.

Ndër pikat e rendit të ditës janë konfirmimi i mandateve parlamentare, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punuese parlamentare.

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pritet të ketë edhe ndryshim në pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Serbisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka fituar 140 nga gjithsej 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë.

Seancën konstituive do ta drejtojë deputeti më i moshuar, Stojan Radenoviq.

Pas konstituimit të Kuvendit të Serbisë, Lista Studentore do të ketë 90 ditë kohë për formimin e Qeverisë së re, përkatësisht deri më 15 shkurt 2027. Me 140 deputetë nga gjithsej 250, studentët kanë shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë pa mbështetjen e partive të tjera.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Luka Modriqi ka arritur një tjetër rekord të rëndësishëm në…