Haziri: Koalicioni me Vetëvendosjen do të bëhet menjëherë pas certifikimit të rezultateve

18 tetor 2019 | 22:39

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në RTK për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve? Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë çertifikimi”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i…