Haziri kujton martirët e Zhegrës

31 mars 2021 | 12:14

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar dhjetë martirët e Zhegrës në 22-vjetorin e rënies. “Dhjetë martirët e Zhegrës dhe mijëra të tjerë u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Zhegra historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë për sakrificën e tyre”, ka thënë Hazri.

22 vjet më parë në fshatin Zhegër u ekzekutuan në mënyrën më barbare dhjetë martirë: Shyqeri Tahiri, Milazim Idrizi, Qazim e Qamile Haziri, Ukshin e Miradije Ukshini, Mustafë Asllani, Fitim Isufi, Raif Rrustemi edhe Avni Zenuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta e madhe spanjolle me bazë në Madrid, “MARCA”, e…