Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune

08 dhjetor 2021 | 11:50

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e fundit në këtë cilësi me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Haziri ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin në ruajtjen e shëndetit publik.

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur brenda afro dy vite të përballjes me pandeminë COVID-19. Sot, fatmirësisht kemi vetëm 2 raste aktive me këtë virus, derisa kemi numër të madh të të vaksinuarve. Apeli im në këtë cilësi është që gjilanasit duhet të përgatiten për marrjen e vaksinës së tretë, sipas udhëzimeve të IKSHPK. Mirënjohje dhe falënderim për mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë në mjekimin e mijëra pacientëve të prekur me COVID-19”, ka thënë kryetari Haziri, përcjell Zyra për media e komunës.

Kryetar i ri i Gjilanit është zgjedhur Alban Hyseni. Ai do të marrë detyrën të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sherr me grushta ka plasur mëngjesin e sotëm mes…