Plasin grushtet në Parlamentin e Turqisë

08 dhjetor 2021 | 11:49

Një sherr me grushta ka plasur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlamentin e Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.

Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as badigardët nuk mundën të ndanin deputetët.

Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqëndrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë Iliri iu drejtua me kunja Donaldit. Dhe, kjo kishte…