Haziri mbështet kërkesat e transportuesve privatë

05 gusht 2020 | 14:43

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e transportuesve privatë, me të cilët ka bashkëbiseduar për respektimin e masave anti-Covid dhe mundësinë e krijimit të kushteve më të mira për operim në kushte pandemie.

Haziri ka thënë se gjendja në të cilën ndodhet Gjilani dhe hapat që ka ndërmarrë në respektimin e masave mbrojtëse konform vendimit të qeverisë dhe institucioneve të shtetit, është rënduese për një kategori të gjerë në sektorin privat, mirëpo shëndeti publik është parësor dhe duhet të respektohen ato.

“Komuna e Gjilanit është vazhdimisht e përkushtuar në mbështetje të sektorit privat dhe të transportuesve. Është gjendja e tillë që kujdesi duhet të jetë maksimal për të qenë shëndeti publik stabil dhe nën kontroll. Jemi dakorduar për respektimin e marrëveshjes që është bërë me Stacionin e Autobusëve dhe bashkërisht do të jemi në çdo kohë që ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë këtë gjendje deri në normalizim të plotë. Unë jam pranë tyre dhe i mbështes kërkesat, sepse kështu mund të rrezikohet edhe stacioni si ndërmarrje, por edhe transportuesit privatë, gjithashtu. Do të ecim përpara me kujdes në mënyrë që dëmi të jetë sa më i vogël”, ka thënë Haziri.

Ndërsa në emër të transportuesve privatë kanë folur Jakup Berisha dhe Rexhep Sejdiu, të cilët kanë falënderuar kryetarin Haziri, për angazhimin dhe janë zotuar se transportuesit do të jenë bashkëpunues me komunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se janë aktivizuar ekipet e…