Haziri: Më pengoi veprimi i Osmanit me fotografinë e Thaçit

11 shkurt 2020 | 23:03

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit politike që lidhen me emrat e ministrave.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ka pasur diskutime për emrat e gjashtë ministrave por sipas tij nuk ka pasur përplasje.

Ai ka thënë se janë përmendur 15 emra për ministra por vetëm 6 kanë mundur të zgjidhen.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në LDK janë duke u analizuar edhe emrat e 13 zëvendësministrave që do të vijnë nga kjo parti.

Haziri ka thënë se i qëndron atij mendimi që Kurti duhet të shkojë të bëjë nderime te varri i Rugovës por sipas tij nuk ka dashur që të pengojë koalicionin.

Ai ka thënë se politika e LDK-së është njëra prej arsyeve pse janë zgjuar në protesta Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se megjithatë nëse Kurti nuk e ndjen vizitën te varri i Ibrahim Rugovës nuk ka nevojë të improvizojë politikisht e ta bëj atë vizitë.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se LDK ka vendosur që ministra të bëhen kryesisht deputetët që kanë fituar më së shumti vota.

Duke komentuar zhvendosjen e fotografisë së Presidentit Thaçi në ambientet e Kuvendit, Haziri ka thënë se Osmani vetëm se e kishte vendosur fotografinë e Rugovës pasi sipas tij atë të Thaçit e kishte zhvendosur Glauk Konjufca.

Nënkryetari i LDK-së megjithatë ka thënë se i kishte penguar veprimi i Vjosës pasi thotë se ia kujton veprimin që kishte bërë kryeparlamentari i PDK-së kur kishte ardhur në pushtet në vitin 2008 kur kishte larguar fotografinë e Ibrahim Rugovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kopshti i fëmijëve “Cambridge Kids” ka përjashtuar nga puna edukatoren,…