Haziri: Mungesa e stabilitetit politik i ka shkaktuar probleme Kosovës

25 prill 2018 | 17:19

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se mungesa e stabilitetit politik i ka shkaktuar shumë probleme Kosovës në dekadën e parë të saj si shtet.

Haziri në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, e cila është organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë se dekada e parë e shtetësisë ka qenë një mundësi e humbur.

“Përkundër që kryeministri ka shtyrë procese, e ka domosdoshmërinë e stabilitetit në Kuvend. Kosova nuk ka konsensus për çështje me interes. Nuk ka një konsensus të qëndrueshëm dhe nuk ka një format që krijon siguri. Liberalizimin e vizave dhe ushtrinë i ka dëmtuar moskonsensusi i brendshëm”, ka thënë Haziri.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kolegjin AAB të mërkurën ka filluar punimet Konferenca Ndërkombëtare…