Haziri: Ndërtuam mbi 100 shtëpi për katër vite

23 korrik 2019 | 16:46

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kanë ndërtuar mbi 100 shtëpi për skamnorët gjatë katër viteve.

Me këtë rast, Haziri ka falënderuar kompaninë “Buqaj” dhe Elena Krasniqin për kontributin e dhënë në programin për banimin social në Gjilan.

“Mbi 100 shtëpi të ndërtuara për familjet në nevojë për katër vite, 50 shtëpi të renovuara, ndërsa për 40 familje po paguajmë qira, në kuadër të programit për banim social në Gjilan. E falënderoj shumë pronarin e kompanisë ‘Buqaj’ dhe zonjën Elena Krasniqi për pjesëmarrjen në programin e madh të banimit social në Gjilan. Urime familjes Aziri dhe Hajrullahu, të cilët brenda një viti do të bëhen me shtëpi të reja!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arbëreshë Krasniqi, ka thënë…