Haziri: Në kushte pandemie kemi arritur rezultate inkurajuese në këtë gjashtëmujor

29 korrik 2021 | 16:57

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të enjten seancë, në të cilën ka shqyrtuar raportin e kryetarit të komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndonëse është punuar në kushtet e pandemisë, megjithatë janë arritur rezultate inkurajuese dhe, siç ka thënë, e gëzon fakti që qytetarët u janë përgjigjur mirë obligimeve të tyre, veçmas tatimit në pronë.

“Fatmirësisht, në këtë periudhë kemi rënie drastike të të infektuarve dhe në këtë çast që po flasim janë vetëm 25 raste aktive me Covid-19, por ajo që neve na ka shqetësuar dhe prekur thellësisht është humbja e 147 bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Haziri, duke shtuar se lajm i mirë është se në qershor kemi filluar vaksinim masiv dhe deri më tani janë imunizuar 17 mijë persona që, sipas ekspertëve, është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Haziri ka folur për të hyrat nga tatimi në pronë, që në këtë periudhë shënojnë një rekord të bardhë prej 240-përqindësh, ku përfshihet edhe pagesa nga viti i kaluar – 1.1 milion euro dhe i ka falënderuar qytetarët për lojalitetin e treguar për kryerjen e obligimeve ndaj shtetit, të cilët gjithmonë kanë qenë shembulli më i mirë në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e argëtimit nga brendi i shijes botërore Jaffa Champion,…