Haziri në mbështetje të gastronomëve për lejimin e hapjes së të gjitha bizneseve

12 nëntor 2021 | 12:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar qeverisë që të lejojë hapjen e të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre.

Haziri ka thënë se ndalimi i disa bizneseve të grastronomisë në kohën kur rastet pozitive janë minimale, është e pakuptimtë.

“I bashkëngjitëm kërkesave të gastronomëve për hapje të plotë të të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre, sepse në kohën kur rastet pozitive janë minimale, ndalimi i tyre është i pakuptimtë. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që t’i marrë për bazë këto kërkesa, për t’iu mundësuar mijëra punëtorëve që t’i kthehen normalitetit. Kjo duhet të bëhet nesër”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha,…