Haziri: Pa LDK-në nuk mund të vendoset për asnjë proces

04 mars 2018 | 16:01

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka shënuar të dielën 28-vjetorin e themelimit.

Në tubimin e organizuar për këtë ngjarje, kanë marrë pjesë kryetari i kësaj dege, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri dhe përfaqësues partiak të nivelit lokal dhe qendror.

Para të pranishmëve, Haziri, ka kujtuar me epitetin më të lartë ish-presidentin Ibrahim Rugova, themeluesit e Degës së LDK-së në Gjilan dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut deri në ditët e sotme.

Haziri ka theksuar se LDK-ja e Ibrahim Rugovës ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve me bërjen e shtetit të Kosovës.

“LDK-ja është parti e cila ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Rruga jonë për ta bërë shtetin është realizuar. Por, sa është ky shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik, prapë neve si LDK na mbetet që ta vazhdojmë rrugën dhe ta forcojmë lirinë tonë, ta ruajmë kërcënimin e demokracisë sonë dhe ta shtrijmë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. LDK-ja duhet të vazhdoj të jetë udhëheqëse dhe bartëse e të gjitha përgjegjësisë dhe bartëse e proceseve. Pa këtë parti nuk është vendosur dhe nuk mund të vendoset për asnjë proces”, ka deklaruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës kanë…