Haziri: Pa ratifikimin e Demarkacionit, as që bëhet fjalë heqja e vizave

15 dhjetor 2017 | 19:58

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është shprehur pesimist për liberalizimin e vizave gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Haziri ka thënë për “lajmi.net” se pa ratifikimin e Demarkacionit as që bëhet fjalë që kjo të ndodhë.

Këto deklarata kryetari i Gjilanit i ka bërë pas zotimit të Haradinajt, se heqja e vizave dhe krijimi i Ushtrisë do të bëhet gjatë muajit mars të 2018-ës.

“Pa ratifikimin e ligjit për demarkacionin as që bëhet fjalë, tash është forcuar edhe kriteri i luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Haziri.

“Me këtë qeveri nuk bëhet fjalë që vizat të hiqen në mars”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit.

Ndryshe, raporti i demarkacionit tash është në Kuvend, por që kryesia ende s’ka vendosur për ta çuar për shqyrtim para deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri i Shqipërisë, Edi…