Haziri: PDK-ja na ofroi rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, refuzuam

15 janar 2019 | 23:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka zbuluar një ofertë që partia e tij ka marrë nga Partia Demokratike e Kosovës, pak kohë më parë.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partia e Kadri Veselit i ka ofruar partisë së Isa Mustafës bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Megjithatë, Haziri ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë nga PDK’ja, të cilën e kishte pasur partnere në qeverinë e kaluar të vendit.

PDK aktualisht udhëheq vendin, në bashkëpunim me partinë e Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe disa parti të tjera më të vogla. /Express/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandant Remi dhe Gjeneral Sami Lushtaku kanë darkur së bashku…