Haziri për Kurtin: E ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë Asociacionin

16 nëntor 2023 | 22:01

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka shqetësime mbi implementimin e Asociacionit, duke theksuar se është duke krijuar një strukturë që do të ketë fuqi politike dhe kontroll në territor, pronë, dhe njerëz.

Sipas Hazirit, Kurti po e krijon një pushtet të tretë në Kosovë.

“Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet me e zbërthye drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush ma shumë më iu jep. Në nivel të pushtetit lokal. Po krijohet pushteti i tretë. Më së pakti është 08 që po krijohet e më së shumti është ky dokument që Kurti e ka pranuar. Dhe që është tu e finalizu, ka me legalizu ka me legjitimu politikisht dhe në fund ka më impelmentu si Qeveri. Po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë, që ka me pas fuqi politike, të kontrollit në territor, në prona, në njerëz dhë pastete. Nuk ka më marrë vetëm detyra ekzekutive. Fundja dy sisteme arsimi dhe shëndetësia, si rrjete kanë me u organizu në mnyrë të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Albin Kurti…