Haziri për negociatat e Vjenës: LV-ja stimuloi pakënaqësi, thonin se nuk do të ndodhë 17 shkurti

21 shkurt 2023 | 21:42

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për negociatat e Vjenës, ku tha se ani pse 18 muaj të procesit negociator kanë rezultuar të suksesshëm, Vetëvendosja në Prishtinë stimuloi pakënaqësi.

Ai tha se VV-ja në atë kohë thoshte se nuk do të ndodhte 17 shkurti.

Haziri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se këtë pakënaqësi VV-ja e stimuloi si një lëvizje jo politike.

“18 muaj të procesit negociator kanë rezultu të suksesshëm , jo pse ka pas qetësi politikë në Prishtinë, nuk ka pas qetësi. Për shkak se u stimulu në Prishtinë pakënaqësia kundër porcesit negociator të Vjenës, dhe atë stimulim e shkaktoi VV’ja si lëvizje, jo politike në atë kohë, por si lëvizje e pakënaqësisë qytetarë duke e ndjell atë që në atë kohë thuhej nuk ka status final, nuk ka pavarësi, do të jetë tutor dikush i këtij shteti, ai qëndrim politik u përcjell deri më 16 shkurt”.

Tutje, Haziri tha se populli kosovar e dinte që më 17 shkurt do të shpallej Pavarësia e Kosovës, anipse asgjë nuk thuhej publikisht.

“Njerëzit dhe ekipet politike, populli që 17 shkurtin me prit në ora 15:00 edhe pse nuk thuhej publikisht, ka qenë sekret publik që secila shtëpi e ka ditë. Në Prishtinë ka pas qëndrim politik që nuk do të ndodh e 17’, sikur me thon nuk lind dielli në mëngjes nesër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda njëzetë minutave lojë janë shënuar tre gola në ndeshjen…