Haziri për propozimin franko-gjerman: Qeveria ta shfrytëzojë momentumin

31 tetor 2022 | 16:33

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se plani franko-gjerman ka sjellë një momentum të ri në politikë, por Qeveria e Kosovës në vend se ta shfrytëzonte ka zgjedhur “kulturën hezituese të mosveprimit”.

Haziri ka pohuar se derisa në raport me ndërkombëtarët heziton, Kurti në politikën e brendshme merret me propagandë.

“Plani franko-gjerman është njëri nga opsionet që këtij procesi po i jep momentum të ri dhe ky momentum duhet të shfrytëzohet nga qeveria”, ka thënë Haziri për “Albanian Post”.

Haziri megjithatë, ka deklaruar se “besojmë shumë që do të arrijnë ta shterrin agjendën”.

Por, çfarëdo rruge që merr qeveria e Kosovës, sipas ish-kryetarit të LDK-së, një gjë duhet të bëhet e qartë, “ta fitojnë njohjen nga Serbia që është qëllimi kryesor”.

“Pra njohjen nga Serbia e jo nga ndonjëri prej pesë shteteve anëtare të BE-së, e cila e lehtëson edhe rrugën për NATO por edhe institucionet e larta sikur OKB dhe institucione të tjera regjionale në të cilat Kosova ka interes të integrohet sa më shpejtë”, ka thënë Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka vlerësuar perspektivat e Napolit…