Haziri: Plani i BE-së s’e meriton mbështetjen e LDK-së, asociacioni ka shkuar përtej marrëveshjes së 2013-ës

16 mars 2023 | 17:08

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka treguar rezervat që kjo parti ka për planin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Dy ditë para takimit të Ohrit, Haziri ka thënë se këtë marrëveshje nuk do ta përkrah LDK-ja.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në “ABC News”, Haziri ka vlerësuar se marrëveshje nuk e meriton mbështetjen e LDK-së.

“Rezultati i Ohrit është nën një presion të faktorit ndërkombëtar, por edhe tek popujve tanë. LDK-ja e ka qëndrimin e qartë dhe është i zbardhur. Dialogu nuk ka opsion, duhet të zhvillohet dhe palët duhet të jenë pragmatiste. Ne kemi kërkuar të mos këtë zmbrapsje nga qëllimi kryesor që është me çdo kusht njohja e ndërsjellë, që të insistohet që ka njohje dhe që ka impakt më të gjerë dhe i mbyll plagët. Elefanti në dhomë është Asociacioni i komunave. Për ne marrëveshja nuk i ka sjellë pritjet dhe ka katër probleme dhe si e tillë nuk e meriton mbështetjen e LDK-së. Kryeministri i Kosovës duhet të punojë për një dialog të brendshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, me planin evropian, asociacionin ka shkuar përtej marrëveshjeve të Brukselit.

“Ohri nuk duhet të dështojë. Frika e të gjithëve është se do të komplikohet pasi statusi i Asociacionit ka shkuar përtej marrëveshjes se 2013, por ka shkelur përtej asaj që është dhënë në 2013. Kryeministri është në një situatë të vështirë, sepse duhet të jetë kreativ, dhe duhet të bëjë propozime, e cila e ruan karakterin e organizimin kushtetues të Kosovës dhe jep siguri për normalizim të brendshëm, sepse jemi para mbajtjes së zgjedhjeve të komunave serbe ne veri dhe është shkaktuar një vakum institucional atje”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…