Haziri: Shuarja e familjes Bllaca, lajm tronditës

18 shkurt 2020 | 16:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shuarja e familjes Bllaca është lajm tronditës.

Ai ka njoftuar se në këtë qytet do të ketë një ditë zie në nderim të kësaj familje në ditën e varrimit të tyre, e cila ende nuk është caktuar.

“Familje e ndershme, sigurisht që Prokuroria kanë me zbardh problemin që kanë shkaktuar këtë tragjedi. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”.

“Tragjedia është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit. Transmetojeni ngjarjen ashtu siç policia e zbardh. Është shuar një familje, familje e ndershme e respektuar. Problemet që ka pasur ka shkaktuar këtë tragjedi që mund të kalohet me solidaritet”, është shprehur Haziri.

Ajo ka thënë se familja Bllaca ka thënë se ka qenë e ndershme dhe njerëz të respektuar në komunitet.

“Kam takuar me institucionet e shtetit, jemi dakorduar për veprimet tona. Komuna do të jetë pranë familjes së mbetur, axhës. Kam propozuar një ditë zije në ndër të familjes Bllaca”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew…