Haziri: S’mund të ndërtojmë arsim online në Kosovë

12 gusht 2020 | 14:19

Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë me dije se kjo komunë e ka prioritet të lartë sektorin e arsimit, duke shtuar po shqyrtohen seriozisht tri opsionet e MASH-it pwr fillimin e vitit shkollor.

Ai ka deklaruar se nuk mund të ndërtojmë arsim online në Kosovë, sepse Kosova nuk ka përvojë e kapacitete teknologjike. “Unë mbetem i përkushtuar që arsimi duhet të normalizohet me vijueshmëri të rregullt në shkollë, por duhet të gjendet modaliteti që të parandalohet përhapja e infeksionit. Është e paqëndrueshme të pretendohet që mund të ndërtojmë arsim online në Republikën tonë, pa kurrëfar kapacitete, përvoje e mundësie teknologjike. Edhe ashtu, sistemi arsimor në Kosovë në rrafshin e  vlerësimit të PISA-s, është shumë keq dhe pandemia mund ta përkeqsojë”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se arsimtarët, prindërit, nxënësit dhe institucionet komunale, duhet të mobilizohen në gjetjen e rrugës më të mirë, në mënyrë që procesi shkollor të normalizohet në kushte pandemie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lotët që më pushtuan zemrën Në shkallët e ndërtësës Qëndronte…