Haziri suspendon zyrtarin që u arrestua nën dyshim për falsifikim dokumentesh

10 shtator 2019 | 17:15

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B. K.), i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin e dokumenteve/vërtetimeve të tatimit në pronë.

Vendimin për suspendim Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimtar nga gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka bërë me dije se falë mbështetjes…