Haziri tregon sa vota mungojnë për ratifikimin e demarkacionit

26 shkurt 2018 | 22:48

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka barriera që pengojnë mos votimin e Demarkacionit që do të ndodhë të mërkurën.

“Ne po presim të ndodhë të mërkurën, nuk ka barriera që pengojnë mos votimin. Mendoj që partnerët e koalicionit na kanë garantuar që votat janë, por ajo që po ndodhë është një minus i tre deputetëve”, ka thënë ai në “Zona B” në “Klan Kosova”.

“Neve na është ofruar një siguri që votojmë, por nuk arrihet vota e mjaftueshme për shkak se partneri kryesor, Lista Serbe në këtë rast, ata kanë qëndrim hezitues dhe refuzues në këtë proces”, ka deklaruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë të hënën…