Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

03 shkurt 2019 | 14:42

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit mësimdhënësit dhe prindërit, për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Gjatë takimit me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, është konfirmuar se gjithçka është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

“Uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, duke shpresuar shumë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi në Komunën tonë të jenë gjithnjë më të larta. Kërkohet një angazhim i përbashkët nga mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm”, ka thënë Haziri.

Në shkollat e Gjilanit përpos në gjuhën shqipe, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe, turke e rome.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit…