Haziri vlerëson lart rolin e rinisë në mbështetjen e kampanjave anti-Covid

14 gusht 2020 | 18:31

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune të rinjtë e kësaj komune, që janë përfaqësues të organizatave në KVRL, të cilët kanë paraqitur shqetësimet e tyre të ndikimit negativ që kishte pandemia në aktivitetet rinore dhe zhvillimin e këtij sektori.

Haziri ka vlerësuar lart rolin e rinisë, e cila vazhdimisht ka qenë e angazhuar në fushatat sensibilizuese anti-Covid, duke u dalë në krahë institucioneve lokale për të kaluar këtë gjendje të rëndë e cila ka shkaktuar regres të madh në të gjithë sektorët e jetës.

Haziri ka kërkuar nga përfaqësuesit e KVRL-së që të jenë më konkurrues me projekte në organizatat vendore dhe ndërkombëtare. “Jam falënderues për angazhimin e vazhdueshëm të rinisë gjilanase dhe organizatave rinore në përgjithësi që kanë qenë vazhdimisht mbështetëse të institucioneve komunale dhe atyre shëndetësore përmes kampanjave sensibilizuese për qytetarët që të mbrohemi dhe ta kalojmë gjendjen e rëndë të përballjes me pandeminë globale Covid-19. Sikur gjithmonë, Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e çështjeve rinore dhe do t’i trajtojë me prioritetin më të madh nismat dhe programet që kanë target rininë dhe interesin e përgjithshëm”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa Genc Mustafa, zyrtar për rini, ka theksuar se kryetarin Haziri e kishin një shtyllë të fuqishme në mënyrë permanente në mbështetje të të rinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Ferizajt ka nisur puna për ndërtimin e…