Hazz dhe Bllind publikojnë këngën e parë

27 shkurt 2020 | 10:57

Skenës muzikore në vendin tonë tashmë i janë shtuar edhe dy talentë të rinj. Bëhet fjalë për këngëtarët Hazz dhe Bllind të cilët sapo kanë lansuar projektin e tyre të parë.

E titulluar “E kalume”, kënga ka marrë pëlqimet e para nga publiku dhe pritet të shndërrohet në hit. Me një ritëm që të mbetet në mendje dhe një videoklip mjaft të bukur, dy djemtë duken të mahnitshëm në prezantimin e tyre të parë.

Kënga është incizuar në studio te Genc Prelvukaj, përderisa për tekstin dhe melodinë janë përkujdesur vetë artistët. Videoklipi është realizuar nga “Blackfish entertaiment”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në ShBA është…