Hebre-amerikani që i ndihmoi Albinit të fitojë, sot i dëshpëruar në Amerikën

29 maj 2020 | 17:23

Arun Chaudhary, një prej personave që ndihmoi shumë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fushatën e fundit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, administrata e ShBA-së është duke e tradhtuar popullin e Kosovës me mbështetjen që i ka dhënë vendimit të mbrëmshëm Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në “Twitter”-it ndaj Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, amerikano-hebreu me origjinë indiane nuk është pajtuar me qëndrimin e ShBA-së që thërret për respektim të vendimit që i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin.

“Ju po e tradhtoni popullin e Kosovës, një nga aleatët më të palëkundur të Kosovës dhe po e dëmtoni sigurinë e dy kombeve tona. Njëjtë sikurse shefi juaj, por me një gramatikë më të mirë”, ka shkruar Chaudhary në një reagim ndaj deklarimit të ambasadës së ShBA-së.

Vlen të theksohet se Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në video-komunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës.

Chaudhary, i cili ishte drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, së fundmi ishte i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders, ish-kandidat për president të ShBA-së.

Arun Chaudhary, hebre-amerikani me origjinë indiane, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan Barak Obama dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e që rezultoi me fitoren e Vetëvendosje dhe zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe ish-ministri i Diasporës dhe…