“Help”-i ndan 26 grante për bizneset në Mitrovicë

03 maj 2018 | 14:16

 Organizata “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” ka ndarë 26 grante për përfituesit e projektit “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në kuadër të këtij projekti të cilin e ka mbështetur organizata “Help”, në objektin e komunës së Mitrovicës janë nënshkruar kontratat për 26 përfitues në vlerë mesatare prej 2.000 euro.

Në ceremoninë e ndarjes së granteve i pranishëm ishte nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rrural, Ekrem Sadiku dhe përfaqësuesja e “Help”-it, Shqipe Breznica.

Mujka ka falënderuar organizatën “Help”, e cila edhe këtë vit në kuadër të projekteve të tyre kanë përzgjedhur komunën e Mitrovicës, duke i mbështetur bizneset fillestare dhe duke participuar në zbutjen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.

Përfaqësuesja e “Help”-it, Shqipe Breznica, ka bërë me dije se qëllimi i kësaj organizate është të mbështesë zbatimin e strategjive ekzistuese të zhvillimit lokal dhe të përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Edhe përfituesit e granteve janë shprehur falënderues për kujdesin dhe mbështetjen e treguar nga komuna dhe organizata “Help”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Botërore…