Thaçi: Gazetarët në rrethana të vështira kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë

03 maj 2018 | 14:13

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se vendi ynë ka gazetarë të mirë dhe me integritet të lartë.

“Gazetarët sot po e shënojnë në mënyra të ndryshme 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kosova fatmirësisht ka shumë gazetarë të mirë, me integritet të lartë dhe profesionistë të mirëfilltë, që në rrethana shumë të vështira e kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë dhe të paanshëm për qytetarët tanë”.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë meritë edhe e shumë brezave të gazetarëve të Kosovës, që me guxim e përkushtim e raportuan të vërtetën për çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë.  Prandaj edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ftoj të gjithë gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale, hulumtuese dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i…