Henderson, furbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019

14 janar 2020 | 21:23

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është shpallur “Futbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019”.

Mesfushori mundi në garë Rahim Stërlingun e Mançester Sitit dhe Herri Kane e Tottenhamit.

Për paraqitjet e qëndrueshme dhe sukseset e arritur me Liverpoolin në vitin 2019 (Ligë e Kampioneve, Superkupa e Europës, Botërori i Klubeve) dhe kualifikimin e Anglisë në EURO 2020, Henderson është përzgjedhur si lojtari më i spikatur anglez i vitit që lamë pas.

Ndërkohë, ai ka mundësinë e mirë këtë sezon të fitojë kampionatin anglez me Liverpulin teksa 14 pikë përpara Manchester Cityt dhe me një ndeshje më pak. Për më tepër, që Liverpooli nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga nesër (e mërkurë) në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini”…