Henderson tërhiqet nga skuadra e Anglisë, zëvendësohet me Ramsdale

15 qershor 2021 | 14:53

Dean Henderson është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Anglisë pas një dëmtimi të kofshës.

Aaron Ramsdale, nga Sheffield United është thirrur si zëvendësuesi i tij, pasi nuk ishte ftuar në fillim. Henderson, 24-vjeç, është kthyer në Manchester United pasi mori një dëmtim në kofshë në stërvitje, në “Euro 2020”, dhe kishte qenë në stol në fitoren ndaj Kroacisë.

Henderson fitoi ndeshjen e tij të vetme me “Tre Luanët” kundër Irlandës në nëntor të 2020. Portieri Ramsdale kthehet përsëri, pasi Nick Pope u përjashtua nga turneu, raporton “The Sun”. Sipas rregullave të Uefa-s, skuadrat lejohen të zëvendësojnë portierët në baza mjekësore, në çdo kohë. Ramsdale, 23-vjeç, pati një sezon të fortë për Sheffield United, pavarësisht rënies së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Clippers fiton ndeshjen e katërt ndaj Utah Jazz…