Henry dëshiron të bëhet trajner i Belgjikës

06 janar 2023 | 14:18

Thierry Henry është duke kërkuar ta marrë drejtimin e kombëtares së Belgjikës. Gazeta belge “HLN” ka raportuar se Henry tashmë ka njoftuar sindikatat se është i hapur për këtë pozicion.

Që nga viti 2021, francezi ishte i dyti në pankinë së bashku me Roberto Martinez. Largimi i spanjollit e ka lënë Henryn të pozicionuar shumë mirë.

Një nga lojtarët e asaj skuadre, Lukaku, tashmë e ka bërë të qartë se do të dëshironte që Henry të ishte trajneri i radhës: “Për mua ai është trajneri ideal i skuadrës”.

Data maksimale për paraqitjen e kandidaturës do të jetë e marta e ardhshme, 10 janari dhe pasi të mbyllet, federata belge do të duhet të vendosë mes aplikantëve se kush do të jetë personi ideal për të drejtuar Belgjikën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim…