Heqja e taksës 100 për qind do ta shkatërrojë Kosovën

08 shkurt 2019 | 14:52

Shkruan: Shyqyri Haxha

Heqja e tarifës (taksës 100%) do ta shkatërrojë Kosovën në rrugëtimin e saj shtetndërtues. Kjo do të konsiderohet fitore e Serbisë, pra Kosova po shantazhohet që të ndërrojë vendim sovran dhe të konsumojë produkte nga një shtet armik, i cili nuk zgjedhë mjete dhe metoda të ulëta pa e dëmtuar interesin e shtetit të Kosovës.
Shteti i Kosovës i posaformuar apo thënë më mirë simbolikisht, një embrion i posaformuar është duke u dëmtuar aq shumë sa që nuk do të mbijetojë të arrijë të bëhet imun ndaj sulmeve serbe në të vazhdimësi.

Serbia KURRË nuk do ta ndalë fushatën e egër në zhbërjen dhe defunksionalizimin e shtetësisë së Kosovës.

Hapat tjerë nga Serbia do të janë: Shfuqizimi i vendimit për Ushtrinë e Kosovës, ndarjen e Kosovës, edhe nëse arrin ta ndajë, prapë do të kërkojë që enklavat serbe të kenë të drejtë për autonomi/vetëqeverisje territoriale…me një fjalë, Serbia do ta bëjë të pamundurën që ta kthejë Kosovën prapë nën kthetra të saj.

Projekti strategjik i Serbisë kundër Kosovës është afatgjatë dhe me etapa shumë të detalizuara. Serbia ka futur në funksion të gjithë ‘arsenalin’ e saj kundër shtetit të Kosovës.
Si ka mundësi, që pala kosovare të ulët në bisedime me një shtet që ka direkt pretendime territorial, pra në Kushtetutën e Serbisë, Kosova konsiderohet si pjesë të saj. PSE pala kosovare nuk kërkon nga ShBA, BE dhe Serbia që ta heq nga Kushtetuta e saj klauzolën ku Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Pse lidershipi kosovar (që po lobon për heqjen e taksës 100%) nuk ka kërkuar nga John Boloton, dhe Administrata Amerikane, që para se të ulemi në bisedime Serbia duhet urgjentisht të heq pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës edhe pastaj të ulemi në bisedime.

‘Marrëveshje historike’ me Serbinë do të thotë shumë më shumë se sa takime të çastit…Të gjithë parametrat historik, të tashëm edhe të ardhshëm duhet përfshirë nga ekspertë me background (historik) të paluhatshëm kombëtar.
Pra ‘Marrëveshja historike’ me Serbinë është më komplekse dhe më me peshë se që po trumpetohet nga individë të caktuar.

Të gjithë ata që po thirren se do të arrijnë ‘Marrëveshjet historike” me Serbinë, nuk i kanë bërë mire ‘Matematikat’. Në ‘modelin’ e tyre ‘Matematikë’ (apo thënë më mirë në ekuacionet e tyre) nuk kanë futur shumë faktorë siç janë: Të gjitha të njohurat (dëmet historike që dihen), të gjitha të panjohurat (ende analizë e saktë nuk dihet sa dëme kemi pësuar nga Serbia, nuk ka evidencë të saktë), variablat (në vazhdimësi, në çdo aspekt bëhen/priten sulme dhe armiqësi nga Serbia), konstanta (Serbia ka pretendime territorial)…etj. Ky është një model ‘Matematikë’ që po tenton të zgjidhet nga një amater që nuk ka lidhje me ‘Matematikë’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes një seance plenare e…