​Hetemi: Puna e Institutit për Krime Lufte do të zgjasë me dekada

10 mars 2024 | 14:25

Në Institutin për Krime Lufte janë dorëzuar tre folderë me dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës. Të njëjtat dokumentojnë listat e të zhdukurve në Fushë Kosovë e Obiliqit, por ka materiale edhe me emrat e personave të zhdukur të cilët më pas janë gjetur në lokacione të ndryshme në Serbi.

Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi deklaron se hulumtimi do të marrë kohë me dekada.

Ai për “KosovaPress” ka fokur për bashkëpunimin me institucione, organizata e individë, ku tregon se ka kërkuar nga komunat kopjet e materialeve të deponuara për dëmet ekonomike të krimeve të luftës.

“Puna e institutit sa i përket aspektit kohor, e kam theksuar në vazhdimësi, që nuk është çështje për të cilën ne mund të përcaktojmë afate kohore, fatkeqësisht për shkak të natyrës së punës. Një gjë është e sigurt që nuk mund të finalizohet puna, madje për një periudhë të shkurtër kohore, është një punë e cila do të zgjas me vite e dekada. Ne njërën nga problemet kryesore, është gjithashtu fakti që si institut e kemi filluar punën në vitin 2023, respektivisht 2024. Dhe është një periudhë e gjatë kohore në krahasim me vitin kur ka përfunduar lufta në Kosovë. Dhe kjo është një prej problemeve të konsiderueshme”, ka thënë Hetemi.

Instituti do të ketë tri departamente, atë të dokumentimit, hulumtimit dhe i shërbimeve të përgjithshme.

Më 17 shkurt është bërë pranim-dorëzimi i parë i materialeve në Institutin për Krime Lufte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Juventus vijojnë punën për plotësimin e organikës së…