Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim

01 korrik 2022 | 15:21

Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kryetari i këtij komisioni, Hajdar Beqa, ka thënë  se ka dakordim paraprak që në fazën e parë të ftohen të gjitha kryesuesit e bordeve në çdo nivel, ministra të linjës dhe këshilli ndërministror.

Ndërsa pika për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve është shtyrë për një mbledhje tjetër pas votimit të buxhetit për këtë komision./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) festoi përvjetorin e 14-të të…