OTKT-ja festoi përvjetorin e 14-të të themelimit

01 korrik 2022 | 15:18

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) festoi përvjetorin e 14-të të themelimit. Në kuadër të aktivitetit të përvjetorit i cili është mbajtur në sallën e konferencave në Klan Arena, OTKT në bashkëpunim me Odën Tregtare të Maqedonisë së Veriut- Turqisë MATTO,  Odën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Turqi (ATTSO) si dhe me shoqatën ESNAF organizuan Panelin ‘’Klima e Investimeve dhe Bashkëpunimi Rajonal.”

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, duke mbajtur një fjalim në panel, tha se Ballkani është një derë që hapet drejt Evropës dhe se kjo duhet vlerësuar mirë. Duke theksuar rëndësinë e investimeve të bëra në këto rajone nga Turqia, Damka theksoi se duhet të krijohet një sinergji në mes të organizatave si OTKT, MATTO dhe ATTSO të krijuara nga investitorët këtu.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız në fjalën e tij të hapjes, tha se Oda krijon një terren për solidaritet, shkëmbim informacioni dhe bashkëpunim midis anëtarëve, vendos një pikë lidhjeje midis sektorit publik dhe atij privat,si dhe është pikë kontakti ndërmjet sektorin privat.  Balkız i bëri thirrje edhe qeverisë së Kosovës dhe theksoi se përvoja e sektorit privat mund të përdoret më shumë.

Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı i Sakar, tha se vlerësojnë OTKT-në për përpjekjet e përkushtuara prej vitesh për avancimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës. Ambasadori Sakar tha se kompanitë turke me investimet e tyre prej afro 400 milionë eurosh ofrojnë punësim për rreth 10 mijë kosovarë.

Bashkëpunimi Rajonal u diskutua në Panel

Në Panelin ‘’Klima e Investimeve dhe Bashkëpunimit Rajonal’’ u diskutuan mundësitë dhe potencialet e bashkëpunimit që ofrojnë vendet e rajonit. Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Odës Tregtare të Maqedonisë së Veriut-Turqisë (MATTO), Aydoğan Ademoski foli për investimet turke në rajon, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Nënkryetari i MATTO-së, İmer Selmani, shprehu mundësitë e biznesit që ofron Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër, nënkryetari i ATTSO-së Bilal Kara deklaroi se Oda vepron si urë lidhëse mes dy vendeve. Kara u shpreh se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në nivelin e partneritetit strategjik si dhe

Kryetari i Shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani, deklaroi se të gjitha vendet e këtij rajoni kanë lidhje historike dhe familjare me Turqinë dhe tha se afërsia gjeografike dhe kulturore natyrisht e bëjnë të pashmangshëm bashkëpunimin. Duke shprehur se është në dorën tonë ta çojmë më tej këtë situatë të natyrshme, Xhejlani theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit si institucione ekonomike.

Nga ana tjetër Kryetari i OTKT-së, Abdurrahman Balkız, tha se bashkë jemi më të fortë dhe theksoi se bashkëpunimi është i pashmangshëm kur vlerësohen mundësitë e investimeve që ofrojnë vendet,

Në përvjetorin e OTKT-së dhe në panelin ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal, përveç anëtarëve të OTKT, MATTO, ATTSO, dhe ESNAF, morën pjesë përfaqësues të sektorit privat, institucioneve publike dhe organizatave ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se legalizimi i…